Media Galeri

Përmbytje që nuk ishin parë prej 140 vitesh, Hong Kongu ‘zhytet’ në ujë

Nga Gazeta ‘Si’-Hong Kong dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje të rënda.

Nga e enjtja(7 shtator) gjithçka, rrugët e stacionet e metrosë janë të mbyllura. Askush nuk do të shkojë në punë apo në shkolla, deri në një njoftim të dytë.

Zyra e shërbimit meteorologjik tha se ka rënë sasia më e madhe e shiut në 140 vitet e fundit. Nga dje, autoritetet e mbrojtjes civile kanë nisur operacionet e shpëtimit, me 83 persona që janë dërguar në spital.

700 mm shi ranë nga mesnata e të enjtes në mëngjesin e kësaj të premteje, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Në 1 orë, sipas observatorit të Hong Kongut ra 158 milimetër shi, nivel rekord që prej vitit 1884.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë