Qindra turistë rrezikuan seriozisht jetën në qytetin e gurtë të Petrës në Jordani, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë zonën.
Vizitorët e gjetën veten të papërgatitur dhe të rrethuar nga uji, për shkak të rrëkeve që zbrisnin me shpejtësi nga shkëmbinjtë e zonës arkeologjike, duke mbushur sheshin me ujë.
Autoritetet ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të evakuojnë mbi 1700 turistë që vizitonin vendin e shenjtë që mendohet të jetë më shumë se 2000-vjeçar.
Një incident i ngjashëm u regjistrua 4 vjet më parë në Petra ku 13 turistë humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




