Media Galeri

‘Përkundër urdhrave, e hapi derën e më priti…’ Aktori Çun Lajçi takon Sali Berishën

Nga Gazeta Si- “Përkundër urdhrave, e hapi derën e thirri; - S'mund ta lë rugovasin me shallin qefin, n'rrugë! Dua ta marrë ngryk e t'pi kafe të oxhaku se m'vret zakoni i maleve”. Kështu shkruan aktori Çun Lajci për vizitën që pati më 21 maj në shtëpinë e Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Lajçi, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se e takoi Sali Tropojën, siç ai e quan, për shkak të tri të mirave që ai ka bërë për të, ku përmend nënshtetësinë shqiptare në 1995, telefonata në repartin e pulmologjisë, kur Lajçi ishte i shtruar me Covid-19 dhe Berisha i ofroi ta dërgonte në Stamboll me shpenzimet e tija dhe një historie personale që ka pasur Berisha me xhaxhain e tij.

“Ishin pengu që po mbaja n'zemër dhe po prisja rastin që t'ia ktheja”, shkruan Lajçi.

“Po! U futa n'konakun e tij e n'zemrën qindvjetshe! Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!”, përfundon Lajçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë