Njerez

Përkujtohet themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha! Ëndrra vazhdon…

Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha përkujtohet në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.

Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit më të madh në vend, Top Channel, Top News, radiove Top Albania, Top Gold dhe My Music, gazetës “Shqip”, platformës së parë në Shqipëri për transmetime digjitale tokësore dhe satelitore, DigitAlb dhe më pas, edhe për transmetime në celular sipas teknologjisë DVB-H.

Me vizionin dhe punën e tij te palodhur, Top Channel, ishte i pari televizion që prodhoi emisione dhe dokumentarë në High Definition.

Nëpërmjet transmetimeve televizive ai mundi të realizonte një bashkim shpirtëror të të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë.

Themeluesi i Top Medias u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, më 23 dhjetor të 2023.

Si një ëndërrimtar e vizionar i palëkundur, guximtar në krijimtari, inovator e pasionant, e cilësoi Begaj themeluesin e Top Medias, që arriti të krijonte një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet.

“Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i Topit”, tha presidenti Begaj./Marrë nga Vox/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë