Njerez

Përkeqësohet gjendja shëndetësore, Kryepeshkopi Anastas në intubim në spitalin e Athinës

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare njoftoi sot, përmes rrjeteve sociale se, gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar.

Kisha publikoi njoftimin mjekësor të lëshuar nga spitali i Athinës, ku gjendet i shtruar prej disa ditësh Kryepeshkopi i Shqipërisë, në të cilin thuhet:

“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.”

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, i shtruar prej datës 30 dhjetor në një spital në Tiranë, shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe u dërgua në datën 3 janar në Athinë, Greqi, për një trajtim më të specializuar në spitalin “Evangelismos”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë