Njerez

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas

Është rënduar më shumë gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të paradites trupi i tij nuk po reagon ndaj mjekimeve, duke krijuar insuficensë poliorganike.

Sipas mjekëve, gjendja e tij vlerësohet si e pakthyeshme.

Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Anastas është i shtruar në spitalin ‘Ungjllëzimi’ të Athinës, për shkak të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës.

Një javë më parë iu nënshtrua një operacioni për ndalimin e gjakderdhjes. Gjatë kësaj kohe dhe pas operacionit, Kryepeshkopi ka qenë në intubim ku mjekët kanë tentuar ta zgjojnë dhe por nuk ka rezultuar me sukses.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë