Nga Gazeta ‘Si’- Për shkak të situatës së përkeqësuar të situatës hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj është ndaluar lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese si dhe peshkarexhave, duke marrë masa për sigurimin e tyre.
Në drejtimin Jug-Jug-Lindje era do jetë me shpejtësi deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8 balle me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




