Lajme

Përhapi panik me postimet në Facebook, arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi

Policia e Shtetit ka arrestuar një 25-vjeçaren, që akuzohet për përhapje të informacioneve të rreme, të cilat kanë ngjallur panik te qytetarët.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeç, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Siç njofton policia, 25-vjeçarja ka postuar në faqen e saj të “Facebook” shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve. Profili i 25 vjeçares në facebook është i mbyllur tashmë.
Policia e Shtetit u bën apel edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë