Gazeta Si – Përfshirja e ish-policit të RENEA-s, Altin Morina në grupin e narkotrafikut të dosjes “Ura” ka qenë e rëndëishme.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, oficerit të policië i kërkohet të ndërhyjë në laboratorin e policisë shkencore, për të dëmtuar një armë zjarri që iu gjet në vitin 2020 Edmond Çekiçit në Durrës.
Në dokumente, pasqyrohet një episod, ku Ekil Ndërjaku i kërkon një favor një përsoni me emrin Altin në “Sky ECC” për të ndërhyrë në laboratorin e policisë shkencore në Policinë e Shtetit.
“Në datën 24 shtator 2020, përdoruesi i PIN 5PNNS9, i identifikuar si Ekli Nderjaku nis një bisedë me përdoruesin e PINIT DFE3F3, i padentifikuar, i cili i kërkon të kontaktoje me “Altin-in”, me qëllim që të konsultohej me disa të njohur që i përkisnin Forcës së Policisë, për të ndërhyrë/falsifikuar raportin e ekspertëve për një armë të sekuestruar “për t’i prishur gjilpërën” një personi të arrestuar të quajtur “CEKE”, aktivitet që do të kryejë në laboratorin balistik në Tiranë “….në laborator në Tr…”, ku përdoruesi i PIN 5PNNS9 thotë që do t’i shkruante “Altinit” dhe do t’i bënte të ditur sa më shpejt”, thuhet në dosje.
Në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Ndërjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s, që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.
Ekil Nderjaku: O shokkot me tpyt…A kemi naj nji me rregullu atje ir kur tkapin me arm… Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…
Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes nje shok tjeter… po po e marr…vesh kush eshte robi…
Ekil Nderjaku: Mond Çekiçi.
Altin Morina: Në Tiran e kan kap apo Durrës.
Ekil Nderjaku: Ktu në Dr.
Altin Morina: Ok.”, thuhet në bisedën e tyre të zbardhur në dosje.
Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.
Mond Çekiçi konsiderohej nga Policia e Durrësit, si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.