Lajme

Përgjimet e VOA-s, Basha: Shteti ka rënë, Rama ka kapur drejtësinë

Lulzim Basha është rikthyer në zonën e “Astirit” në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë shembjen e shtëpive nga projekti i qeverisë.

Por kreu i PD-së ka folur paara së gjithash për mungesën e reagimit të organeve të drejtësisë pas publikimit të përgjimeve të reja të nga “Zëri i Amerikës”, ku kryebashkiaku i Durrësit Dako shfaqet duke folur me vëllezërit Avdylaj.

“Nuk ka asnjë përgjegjës, sepse shteti ka rënë, drejtësia është kapur dhe qeveria me Edi Ramën kanë braktisur detyrën, kanë braktisur qytetarët. Opozita i ka dalë borxhit duke shteruar çdo hapësirë institucionale dhe politike”, tha Basha.

Duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, ai nënvizoi se me këtë protestë do t’i jepet fund korrupsionit.

“U bëj thirrje të ngriheni e të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Bashkohuni në 16 shkurt që këtij mali të abuzimit, korrupsionit, të vjedhjes, nëpërkëmbjes dhe poshtërimit, t’i japim një grusht në zemër, dhe ta shtrijmë përdhe Edi Ramën”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë