Lajme

Basha: Dako të merret i pandehur. Kryebashkiaku: Je “Toç” i Saliut

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të bandës të Shijakut, ku shfaqet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke biseduar me vëllanë e kreut të grupit. Në një status në “Facebook”, Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Për kryedemokratin Basha kjo është një provë e qartë dhe Dako duhet të merret i pandehur, pasi sipas tij, kryebashkiaku i Durrësit pranoi se “ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet”.

Po ashtu, Basha paralajmëron Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat, do mbajnë përgjegjësi.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2108210292563474/?type=3&theater

Pas deklaratës së kryedemokratit Basha, vjen edhe reagimi i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shpërthen edhe në fyerje, duke e cilësuar Bashën si ‘toç’ të Saliut, që i ka të lyera duart me gjak.

Më tej, Dako thotë se nuk e voton askush, madje e këshillon ta harrojë Durrësin, Shijakun dhe Krujën.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijakasit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako në “Facebook”.

https://www.facebook.com/vangjushdako.dr/posts/1919693388108521?__xts__[0]=68.ARD2vNJqD37uZ1HIhc-QmZSfSAXP3r4y_hn4II5qVBBYVBxmUUOrBtM-8U6w2466-oYqpWx2yHRS54pC_OqEc9erFfQQnTatc4AfMtjtB3FDAwp8gSoPgySS-snfj0-oJOGqaUHo_hyxDLtdBzCYEiSZUip_9L2Q9afToDOQNgPxTkZfVo5nA-e95AeVY9psgfk5QMzgK74fg4nRNLlBW6o&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë