Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një kamion goditi një turmë njerëzish në New Orleans të Shteteve e Bashkuara të Amerikës.
Policia bën me dije se ngjarja, e cila ndodhi në lagjen franceze të qytetit në orën 3:15 të mëngjesit me orën lokale, duket se ka qenë një akt i qëllimshëm.
Sipas informacioneve fillestare, kamioni ka goditur njerëzit me shpejtësi të madhe, dhe më pas shoferi doli prej saj dhe nisi të qëllojë me armë.
Më pas policia iu përgjigj zjarrit dhe sipas raportimeve të para, autori ështe vrarë.
Kryebashkiaku i New Orleans, LaToya Cantrell e quajti ‘sulm terrorist’ dhe vuri në dukje se incidenti është ende nën hetim.
Megjithatë hetuesit e FBI janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.