Të paktën 200 vetë raportohen të kenë humbur jetën nga 7 sulme terroriste të njëpasnjëshme në Sri Lanka. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se janë 7 sulme me bombë në 7 pika të ndryshme në kryeqytetin Kolombo dhe në qytezën Batikola.
Sulmet me bomba janë ndërmarrë në disa kisha dhe hotele të kryeqytetit që gjatë kësaj të diele pashkësh ishin të mbipopulluara. Në zonat ku janë kryer aktet terroriste ka pasur një numër të lartë turistësh të huaj që vizitojnë Sri Lankën në këtë periudhë të vitit.
Sipas BBC në orët në vazhdim pritet që bilanci i këtyre akteve terroriste të rritet edhe më shumë, pasi ka shumë të plagosur rëndë dhe shumë të tjerë që për momentin janë të shpallur të zhdukur. Deri më tani nuk ka asnjë organizatë terroriste që të ketë marrë përsipër këto sulme.
Sri Lanka vjen pas një lufte të përgjakshme civile që zgjati gati 10 vjet. Që nga viti 2009 ishulli i Paqësorit u përfshi nga përplasje e dhunshme dhe me shumë viktima. Në mars të vitit të shkuar në Sri Lanka u shpall paqja, por sërish një pjesë e popullsisë që i përkasin komunitetit etnik Tamili dhe praktikant të besimit Budist besohet se e vijojnë luftën dhe kërkojnë pavarësi nga republika e Sri Lankës. Sipas një censusi të para dy viteve komuniteti i krishterë në Sri Lanka numëron më shumë se 1.5 milionë praktikantë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.












