Nga Gazeta ‘Si’- Ka përfunduar samiti i 27 liderëve në Paris për paqen në Ukrainë.
Në një konferencë për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron tha se është ende herët për të hequr sanksionet ndaj Rusisë. Ai akuzoi Rusinë se po pretendon që të zhvillojë negociata, por në të vërtetë nuk e dëshiron paqen.
Presidenti francez tha gjithashtu se kanë udhëzuar ministrat e jashtëm të koalicionit që të paraqesin propozime se si të monitorohet armëpushimi. Ata kanë tre javë kohë për t’i paraqitur ato. Përveç kësaj, Macron thotë se Britania dhe Franca do të dërgojnë një delegacion ushtarak në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Kievit për t’i ndihmuar ata të planifikojnë për të ardhmen.
“Ne kemi vendosur të ngarkojmë ministrat e jashtëm që të paraqesin brenda tre javësh propozime se si të monitorohet armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës. Përfundimet do të ndahen me Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti francez.
Për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë, presidenti francez deklaroi se nuk është arritur unanimitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.