Studioja arkitekturore Sofield, me bazë në Nju-Jork, ka zbuluar së fundmi ambientet e brendshme të rrokaqiellit Steinway. Ndërtesa 435 metra e lartë dhe me pamje nga Central Park, Manhatan, është cilësuar si qiellgërvishtësi më i hollë në botë.
Godina 91-katëshe, e njohur gjithashtu si 111 West 57th Street, përmban 46 rezidenca dhe disa duplekse.
Fotot e publikuara nga projektuesit shfaqin dizajnet e brendshme, ku mbizotëron guri gëlqeror, mermeri, çeliku dhe druri i lisit. Sigurisht, nuk mugojnë as detajet artistike, pasi në shumë nga korridoret e ndërtesës, janë ekspozuar vepra origjinale nga Picasso dhe Matisse. Luksit të këtij qiellgërvishtësi nuk mund t’i mungonte një pishinë e brendshme e rrethuar nga palmat, si dhe një restorant i zbukuruar me ornamente ari dhe argjendi.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




