Lajme

Përfundojnë në spital të dënuarit e Burgut të Peqinit, mes tyre dhe Balili

Disa nga të dënuarit e Burgut të Peqinit, të cilët janë futur në grevë urie, kanë përfunduar në spital, pasi kanë pasur probleme me gjendjen shëndetësore. Mes tyre ka qenë edhe Klement Balili. Ai ka shkuar në Spitalin e Elbasanit dhe më pas në Tiranë, në spitalin e burgut.

Klement Balili, njohur si “Eskobari i Ballkanit”, është një nga të dënuarit që kanë nisur një grevë urie në Burgun e Peqinit. Me anë të një letre drejtuar krerëve të shtetit, ata kërkojnë amnisti, përgjysmim dënimi dhe ulje dënimi në 20 vjet për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Në spital kanë përfunduar edhe të dënuar të tjerë, si Genc Balla dhe Arbjon Aliko. Ky i fundit është kthyer në burg, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë