Ka ndodhur

Përfshihet sërish nga flakët spitali i Shkodrës, pacientët në panik

Gazeta Si – Sërish zjarr në ambientet e Spitalit të Shkodrës, ku pasditen e kësaj të mërkure, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të godinës, duke sjellë panik tek pacientët.

Mësohet se zjarri ka përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit. Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri me sot nuk janë zbuluar arsyet.

Në vitet e fundit, të shumta kanë qenë zjarret në këtë institucion shëndetësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë