Ngjarje

‘Sarajet e Toptanëve’ do kthehen në muze. A u dogjën planet për ndërtim kullash?!

Ka dyshime të forta se zjarri që dogji dy nga dhomat e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, ka qënë i qëllimshëm.

Kryetari i bashksië së kryqytetit, Erjon Veliaj në mesditë publikoi një video nga kamerat e sigurisë, që siaps tij, tregojnë zjarrvënësin pak minuta para mesnatës së 16 gushtit, duke vrapuar në një rrugicë pranë godinës që mbriohet si monument kulture.

Ky gjest jo i zakontë i Veliajt, për të nxjerrë në postime të tij video kriminale, lidhet me faktin se ai u akuzua se pas flakëve qëndrojnë qëllimet e bashkisë për të ndërtuar pallate.

I pari ishte deputeti i PD Agron Shehaj, i cili përmes një postimi në Fb, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se ka dhënë lejen për të vënë zjarrin.

Shehaj shprehet se pas Teatrit përflitet për një projekt për ndërtimin e kullave në zonën e “Sarajeve” dhe se pas zjarrit të së hënës, këto dyshime u bënë realitet.

Ky është vetëm një qëndrim personal i deputetit demokrat, pasi deri tani, PD nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar mbi çështjen në fjalë.

Më pas një nga bashkëpronaret e godinës, i tha një medieje se se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar kulla.

Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vjetësh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës që është monument kulture.

“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe çuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovëve, nuk është dorë e shtetit”, - thotë ajo.

Por Veliaj ka treguar se me urdhër të kreyeministrit Rama, është autorizuar për të kryer shpronësimin e përshpejtuar.

“Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti Sarajet është monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollws Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit - edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen pwr lodrat, e natën zjarrin qytetit!”, - shkruan Veliaj.

Edhe presidenti Ilir Meta reagoi ashpër ndaj zjarrit në objektin “Sarajet e Toptanëve”

Në një postim në faqen e tij zyrtare Meta thekson se Tirana u gdhi me një tjetër monument kulture, gati të shkrumbuar nga zjarrvënia e qëllimshme.

Sipas Presidentit, ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare.

Presidenti nxit Prokurorinë dhe SPAK-un si dhe institucionet ligj-zbatuese për hetimin me transparencë dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë, hetimet paraprake  të policisë thonë se ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Ekzistojnë pamjet filmike të autorit të dyshuar, i cili vrapon pasi i ka vënë zjarrin godinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë