Gazeta Si – Një anije që bën linjën Sarandë-Korfuz ka marrë flakë këtë të diel në qytetin bregdetar. Mësohet se anija “Santa” kishte 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur evakuimin e pasagjerëve të cilët ishin në pritje për t’u imbarkuar në traget dhe shuarjen e zjarrit, për të cilin ende nuk dihet shkaku.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.