Art dhe Kulture

Performoi në shtëpinë e operas në Londër, sopranoja Ermonela Jaho ‘mbretëresha’ krah Mbretit Charles (Foto dhe video)

Nga Gazeta Si- Soprano Ermonela Jaho ishte mbretëresha e mbrëmjes në Londër, duke qëndruar në krah të Mbretit Charles në ‘shtëpinë’ historike të operës.

Jaho ishte pjesë e kastit të mbrëmjes gala të organizuar nga The Royal Opera House në nderim të 22 vjetorit të Antonio Pappano si drejtori muzikor i operas, mes emrave më të njohur.

Mediat e huaja shkruajnë se momentet kryesore të mbëmjes përfshinin duetin e Ermonela Jahos me Gerald Finley me “Thais” të Jules Massenet.

Interpretuesve iu tha se Charles do të merrte pjesë 20 minuta para se të dilnin në skenë por ai qëndroi aty derisa shfaqja mbaroi dhe më pas u ngrit në skenë, duke qëndruar krah sopranos Ermonela Jaho dhe Pappano-s, një nga dirigjentët më të njohur.

I pyetur se si ndihej pas shfaqjes, Charles, i cili po trajtohet për kancer, u përgjigj: “Jo shumë keq”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë