Lajme

Përdhunim dhe grabitje, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për grabitje e përdhunim.

Ai është kapur në Nea Manolada, pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i ka përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Siç shkruajnë mediat greke, shqiptari i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro, duke u larguar.

Mësohet se ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata.

Policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë