Jete & Stil

Si të kapërceni pasigurinë, mësoni se nga vjen ajo vërtetë

Raymond u mbyll në vetëvete. Sandra u këput. Ata të dy kishin premtime për karrierë, dhe megjithatë mendonin se diçka nuk po funksiononte. Shefi i tyre, kolegët, shokët mund ta vinin re dhe ata ishin po aq të habitur. Si ishte e mundur që dikush aq i talentuar ta humbiste veten për asnjë arsye të dukshme?

Përgjigja është e thjeshtë: pasiguria në punë. Brengosja e zymtë se ne nuk jemi aq të zgjuar, të informuar apo kompetentë sa duhet të jemi, ose siç mund të mendojnë të tjerët. Frika se nuk jemi aq të mirë, apo thjesht nuk mjafton ajo çfarë bëjmë. Mendimet e dyta për idetë, vëzhgimet dhe madje edhe për ndjenjat tona. Shqetësimi i vazhdueshëm se mos na gjykojnë të tjerët.

Ndjenjat e pasigurisë na lënë të varur nga faktorët e jashtëm – admirim, lavdërim, promovime. Por edhe atëherë, ndjenja e arritjeve është përgjithësisht e përkohshme. Menjëherë pas kësaj, ne kthehemi duke gërmuar brenda vetes për një vale vetëbesimi që mbetet e pakapshme.

Pasiguria e bën të vështirë për ne që të dëgjojmë zërat tanë, na e bën të pamundur të mospërfillim dhe na sjell vështirësi në marrëdhëniet tona të punës. Kjo na lë të pakënaqur, dëmton bashkëpunimin dhe i bën ekipet tona më pak krijuese dhe efikase. Nëse ka një armik të origjinalitetit dhe inovacionit, është pasiguria. Jo më kot ne përpiqemi kaq shumë ta heqim qafe.

Njerëzit janë bërë të pasigurtë, nuk kanë lindur.

Hulumtimi për gratë dhe minoritetet në mjediset profesionale, për shembull, e ka bërë të qartë se pasiguria është shumë më tepër çështje sociale sesa psikologjike. Ndërkohë që gratë janë po aq të konfidente sa burrat, vuajnë nga paragjykimet “duhet të jenë më bindëse, por më pak konfrontuese, të jenë autentike, por më pak emocionale”, keto i vendosin ato në rrethana që sjellin pasiguri.

Sjellja “e pasigurt”, siç është të folurit më pak në mbledhje, ose duke u larguar nga konfrontimi, në ato rrethana, nuk është tregues i një personi të ndjeshëm. Kjo është një përgjigje ndaj kërcënimeve dhe një mënyrë për të përshtatur, ose më saktë, të pranimit të statusit të personit qe nuk përshtatet dot në mjedisin e punës.

Trajtimi i pasigurisë si një çështje personale tregon se është detyra e personit të pasigurt që të ashpërsohet, dhe jo puna e organizatës që të zbusë punën. Nuk është çudi që të pasigurtët punojnë shumë dhe ndihen të vetmuar.Aspirata, për ata që vuajnë nga pasiguria dhe ata që përpiqen të ndihmojnë, është një shkëputje e caktuar që na çliron nga varësia e miratimit të të tjerëve. Kjo është e mirë deri sa kupton se, gjatë gjithë jetës, duhet të duam të tjerët në mënyrë që të jemi njerëz të shëndetshëm dhe të pavarur. Është pikërisht mungesa e marrëdhënieve të forta dhe mbështetëse që na bën të bëhemi të pasigurtë

Në punën tonë si mësues, këshilltarë dhe trajnerë, ne kemi takuar qindra persona si Raymond dhe Sandra gjatë dy dekadave të fundit. Dhe ne si ata, jemi ndier të hutuar dhe të frustruar nga pasiguria herë pas here; ne e dimë si është të dëshirojmë të bëhemi më të fortë, të dëshirojmë të na interesojë më pak gjykimi i të tjerëve për punën tonë. Dhe kemi kuptuar se ndoshta mënyrat se si e kuptojmë pasigurinë dhe përpiqemi të merremi me të mund të jetë pjesë e problemit.

Pasiguria në punë zakonisht shihet si një dobësi personale. Ndonjëherë kjo është e lidhur me ambicie dhe punë të tepër. Këto pikëpamje e tregojnë pasigurinë si një të metë dhe një motivim, rezultat i një besimi se arritjet e dikujt janë një produkt i rrethanave dhe jo kompetencave të tij.

Pasiguria si një problem apo dobësi personale është një produkt i historisë sonë dhe ambicieve, talenteve dhe ndjeshmërisë. Të dërgosh njerëzit në një seminar zhvillimi ose në një trajner për të “punuar” për pasigurinë e tyre bën të njëjtën gjë. Kjo qasje i përshtatet atyre të pasigurtëve, të cilët shpesh në heshtje mendojnë se diçka është gabim tek ata. Dhe ndërsa stërvitja mund të jetë një ndihmë e madhe, këshilla e zakonshme “vendosja e kufijve më të mirë, të marrësh pak distancë” vendos shumë theks mbi pasigurinë si një dështim individual. Në fakt, pasiguria është një çështje sociale me pasoja psikologjike, jo një problem psikologjik me pasoja sociale. Në vendin e punës, rrënjët e pasigurisë shpesh gjenden rreth nesh, jo brenda nesh.

Ne të gjithë kemi disa përvoja të marrëdhënieve në të cilat kemi liri, mund të flasim çfarë mendojmë, mund të jemi të sigurt, të gjitha pa patur frikë se do të rrezikonim vetë marrëdhënien. Po nëse këto marrëdhënie nuk bëjnë përjashtim nga puna, por norma?

Ju e menduat përgjigjen: Pasiguria do të ishte një gjendje momentale, jo një gjendje kronike. Ndonjëherë mund të na mërzisë, por nuk do të përkufizonte punën që bëhet. Vullneti për të punuar, pikat e forta dhe dobësitë tona, idetë dhe pyetjet, nuk do të ishin as arritje as privilegj. Do të ishte një dhuratë që marrim dhe japim nga ana tjetër.

E parë në këtë mënyrë, pasiguria nuk është as një mangësi, as një motivim. Është një nënprodukt i një kulture pune në të cilën individualizmi është i shfrenuar, marrëdhëniet janë të rëndësishme, dhe paragjykimi bëhet i padiskutueshëm. Përgjigja ndaj saj nuk mund të jetë thjeshtë për të vendosur kufij. Për të pranuar dhe kapërcyer pasigurinë, ne duhet të fillojmë të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe për vendin ku punojmë.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë