Elon Musk, CEO i Tesla-s po mundohet të shesë sa më shumë makina për të mbyllur vitin ashtu siç duhet por gjatë prezantimit të disa modeleve, u vu re se automjeti i 2021 i quajtur Model 3 ka paketë baterie të vitit 2017.
Njerëzit dhe mediat e kanë quajtur këtë si një situatë të çuditshme, që është e vështirë të shpjegohet.
“Duket sikur Tesla kishte paketa të vjetra baterish që datojnë që nga viti 2017, të cilat vendosën t’i instalonin në automjetet e reja të vitit 2021”, shkruajnë mediat.
Është e vështirë të dihet pse pa e zbuluar Tesla, por prodhuesi i automjeteve nuk ka pranuar më pyetje nga shtypi.
Për më tepër, prodhuesi i automjeteve nuk duket se do e ulë çmimin e atyre automjeteve pasi çmimet vazhdojnë të jenë të larta por kjo gjithsesi është diçka që ndodh në të gjithë industrinë.
Tesla përmend tek të dhënat e makinës se paketat e baterisë janë prodhuar që në vitin 2017.
Pyetja që të gjithë po bëjnë është: Pse Tesla përdor bateri të një viti ku sapo kishte filluar koncepti i Model 3 dhe pse vendosi t’i vendoste ato në makina tani?
Ka një mungesë baterish në treg por pse nuk i kanë përdorur ato bateri deri më tani?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.