Nga Gazeta Si- Ndërkohë që në Universitetin e Politeknikut po zhvillohej protesta kombëtare e pedagogëve, Ministrja e Arsimit Evis Kushi vizitoi Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Elbasan për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor.
Gjithashtu ministrja Kushi ishte edhe në Universitetin e Sporteve të Tiranës ku ka uruar një vit të mbarë akademik për të gjithë studentët dhe pedagogët.
Por pedagogët janë prej 4 ditësh në bojkot dhe viti i ri akademik nuk ka nisur për shumicën e studentëve dhe pedagogëve.
Fakulteti i shkencave mjekësore në Elbasan është një nga fakultetet që nuk është bërë pjesë e bojkotit edhe pse ka pasur bojkot nga Universiteti i Elbasanit. Ndërkohë që Universiteti i Sporteve ka pasur pedagogë gjatë ditëve të bojkotit.
Edhe në ditën e parë të vitit të ri akademik, me datë 17 tetor, ministrja Kushi ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për fillimin e vitit, edhe pse në auditore nuk kishte as studentë e as pedagogë.
Ajo nuk bëri as sot asnjë deklaratë për grevën dhe sipas Kushit mësimi vijon normalisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



