Nga Gazeta Si- Për herë të parë, një shqiptare do jetë pjesë e Gjykatës së New York. Edit Shkreli, e punësuar në Gjykatën Civile të Bronx, tani është gjykatësja e parë shqiptare në Neë York.
Shkreli ka lindur në Shkodër dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetar në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.

Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Laë School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të Neë York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të Ëhite Plains me çështje divorci, etj.
Ajo është pedagoge në Neë York Laë School që në vitin 2019.
Shkreli jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



