Një pacient në Londër është bërë personi i parë në botë që do të ketë një sy protezë të printuar në 3D. Steve Varze-it i është vendosur syrin – i cili shpresohet se do të jetë më realist se një sy protetik tradicional prej akriliku – në spitalin e syve Moorfields në Londër.
Kjo procedurë gjithashtu do të përgjysmojë kohën që u duhet pacientëve për t’u pajisur me protezën e tyre, nga gjashtë javë në tre.
“Kam pasur nevojë për një protezë që kur isha 20 vjeç dhe gjithmonë jam ndjerë i vetëdijshëm për këtë”, tha Varze, i cili është në të 40-at. “Kur largohem nga shtëpia, shpesh hedh një vështrim të dytë në pasqyrë dhe nuk më pëlqen ajo që shoh. Ky sy i ri duket fantastik dhe, duke u bazuar në teknologjinë e printimit dixhital 3D, do të bëhet gjithnjë e më mirë”.
Sipas spitalit, proteza e printuar 3D do të zvogëlojë procesin e prodhimit në dy deri në tre javë, ndërsa ndërhyrja fillestare zgjat vetëm gjysmë ore.
Profesor Mandeep Sagoo, konsulent okulist në Spitalin e Syve Moorfields, tha se janë të emocionuar nga potenciali i një syri protetik plotësisht digjital.
“Shpresojmë që prova e ardhshme klinike do të na sigurojë prova të forta për vlerën e kësaj teknologjie të re, duke treguar se çfarë ndryshimi bën për pacientët”, tha Sagoo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



