Rend dhe Ligj

Për herë të parë në Shqipëri shoferët i nënshtrohen testit të drogës

Gazeta Si – Për herë të parë në Shqipëri drejtuesit e automjeteve i nënshtrohen testit të drogës. Një 25-vjeçar është arrestuar, pasi nga testi rezultoi se drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi J.Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kcanabis sativa.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin “AquilaScan”. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë