Nga Gazeta Si – Këtë vit për herë të parë, prindërit do mund të tërheqin dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës e-Albania, pa e pasur të nevojshme të paraqitjen fizikisht në institucione arsimore.
Si certifikatat e notave të maturës ashtu edhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar do mund të printohen nga platforma e-Albania sa herë që prindërit të duan.
Gjithashtu, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, nuk kanë më nevojë të marrin vulë legalizimi në QSHA (Qëndra e Shërbimeve Arsimore) por mund të drejtohen vetëm në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



