Komunitet

Për dimërakët… I ftohti po troket!

Për të gjithë ata që kanë harruar xhupat dhe palltot në pastrim kimik me arsyetimin se agonia e verës do të vazhdojë për gjatë, ekspertët e motit lajmërojnë se dimri po troket.

Sipas meteorologes së Gazetës “Si”, pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta mbi normën e caktur, verës së tejzgjatur, gradualisht do ti vijë fundi .

Një shtjellë e masave ajore e ngrirë me origjinë nga Rusia parashikohet t’i afrohet Europës Qendore duke ndryshur kushtet e motit në shumë vende të Europës Lindore, por edhe në vendin tonë.

Pra, duke nisur nga dita e premte, temperatruat do të pësojnë rënie, ku parashikohet të ketë rreshje të pakta bore në juglindje të vendit. Rreshjet e pakta të borës do të mbeten ditën e shtune dhe ditën e dielë në verilindje dhe juglindje. Temperatruat do të zbresin ndjeshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë