Lajme

Peqin, i dënuari me burgim të përjetshëm i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda burgut të Peqinit, ku një i dënuar i ka dhënë fund jetës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në mjediset e burgut.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Flamur Veliaj, banues në Mallakastër, i cili dyshohet se ka varur veten, pasi mendohet se prej pak kohësh kishte rënë në depresion. 40-vjeçari ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pak kohë më parë, në këtë burg i dha fund jetës Andon Mëhillaj, i cili ishte akuzuar si ndërmjetës i vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë