Gazeta Si- Një 22-vjeçar u arrestua, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u përfshinë në një konflikt me një 27-vjeçar për arsyse që deri tani nuk dihen.
Gjatë kontrollit në banesë 22-vjeçarit iu gjetën municion luftarak, dhe një armë gjahu. Ndërkohë për këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar për moskallëzim krimi. Ndërsa vijon kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur në vendin e quajtur “Kalaja” në Peqin, ku një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



