Lajme

Pengmarrja në Kamëz, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Policia ka arrestuar një tjetër bashkëpunëtor për pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak Prenga në Kamëz.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Festim Bixhdili, banues në Kavajë.

49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz, por vetëm një ditë më parë, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave, ndërsa u arrestuan katër persona, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

Në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit nga Kavaja i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Policia në një deklaratë zyrtare tha se rrëmbimi i tij, i ndodhur prej rreth dy javësh në Kamëz ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Angli.

Pra, duket që e gjithë kjo është bërë për hakmarrje dhe ka në mes pazare droge.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë