Futboll

Penallti me VAR në Korçë, Vllaznia fiton dhe afrohet në dy pikë me vendin e parë

Egnatia kryesuese fillon të dridhet. Vllaznia është afruar tashmë në 2 pikë, pasi ka fituar 0—1 në Korçë. Një ndeshje e vendosur kjo nga një penallti e akorduar me VAR në favor të shkodranëve në pjesën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani nuk bëri ndeshjen e saj më të mirë, madje u rrezikua seriozisht në 2-3 raste, kur u mbaj në lojë nga portieri 18-vjeçar, Aron Jukaj. Skënderbeut iu anulua edhe një gol me VAR për prekje të topit me dorë nga Ramos.

Vllaznia merr 3 pikë të çmuara në një transfertë shumë të vështirë dhe tani vendi i parë është shumë afër. Ka mbetur për t’u luajtur edhe faza e fundit e kampionatit dhe shkodranët kanë mundësi reale ta parakalojnë Egnatian, që nuk fiton prej javësh.

Po sot u luajt edhe ndeshja Kukësi-Laçi, që përfundoi 1-0, ndërsa Dinamo-Teuta u shty për shkak të kushteve të këqija atmosferike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë