Një pemë e mrekullueshme e quajtur Pycnandra Acuminata rritet në ishullin e Kaledonisë së Re në Paqësorin Jugor dhe bën diçka të çuditshme kur lëvorja e saj pritet, ka një lëng në ngjyrë të ndritshme blu në jeshile që përmban deri në 25% nikel, një metal shumë helmues për shumica e bimëve. Rreth 700 specie bimore kanë nivele jashtëzakonisht të larta metali, kryesisht nikel por jo në të gjitha rastet. Pema e makadamisë ka gjethe dhe lëng të pasur me mangan. Nëse bimë të tilla që përmbajnë metale thahen dhe digjen në hi, ato japin mineral metalik jashtëzakonisht të pasur, me shkallë të lartë, me shumë më pak ndotje dhe përdorin shumë më pak energji se sa nevojitet në minierat konvencionale. Ekspertët e mjedisit në Britaninë e Madhe shpjegojnë se ndoshta kjo mund të ofrojë burime të reja të metaleve shumë të nevojshme. Është shumë e vështirë që ato të zëvendësojnë plotësisht minierat tradicionale, megjithëse ato gjithashtu mund të ndihmojnë në pastrimin e tokave të ndotura me metale toksike.
Arsyeja pse disa bimë ushqehen me sasi të mëdha metali është një enigmë, por mund të jetë një mënyrë për t’u mbrojtur nga insektet ose ndoshta për t’i rezistuar sëmundjeve të ndryshme.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.