Nga Gazeta ‘Si’- NASA ka publikuar pamje mahnitëse nga hapësira, ndërsa ndodhemi në atmosferë festash.
Një Pemë Krishtlindjesh është shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.
Silueta e pemës është krijuar nga një grup yjesh të rinj midis 1 milion dhe 5 milion vjeç. Këta yje shihen në foto si drita blu dhe të bardha. Ata janë të rrethuara nga gaz në ngjyrë jeshile.
Në imazhin e parë, të dhënat optike në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë u kapën nga astrofotografi Michael Clow nga teleskopi i tij në Arizona në nëntor 2024.
Në imazhin e dytë të grupit, të lëshuar në 2023, të dhënat optike në të gjelbër u vëzhguan nga Teleskopi 0.9 metra i Fondacionit Kombëtar të Shkencës WIYN në Kitt Peak në Arizona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.