Komunitet

Pema 110- vjeçare shndërrohet në bibliotekë

Megjithëse jetojmë në një botë të ndërlidhur mirë, me akses në shumë dije dhe informacion, që na mbërrin me klikun e një taste, ka diç magjike dhe të rëndësishme tek librat. Aftësia për ta zhytur veten në trillin letrar, leximi i ngeshëm dhe i thellë, është përvojë shpërblyese dhe ndihmon në farkëtimin e aftësive të rëndësishme si të menduarit kritik dhe dhembshuria, dy tipare që po zbehen gjithnjë e më shumë, në shoqërinë tonë.

Organizata jofitimprurëse  “Little Free Library” po jep ndihmesën e saj për ta mbajtur gjallë dashurinë ndaj librave, duke frymëzuar leximin, përmes shkëmbimit të librave në lagje të ndryshme të botës, me qëllim ndërtimin e një komuniteti njerëzish që e dashurojnë leximin.  Këto biblioteka të vogla po mbijnë kudo, me thuajse 75 mijë të tilla në  88 shtete.

Më e bukura deri tani, është ndërtuar nga një familje në Coeur d’Alene, në shtetin e Idahos, ShBA. Sharalee Armitage Howard, bibliotekare, artiste dhe ngrënëse librash, vendosi të shndërrojë një trung të madh të një peme pambuku, në një bibliotekë të vogël. Ndriçimi i jashtëm i jep pamjen e një përralle të vërtetë, një nga më të bukurat që mund të keni parë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë