Sport

Pekin 2022/ Apeli i presidentit Thomas Bach: Të respektojmë shpirtin olimpik!

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Thomas Bach, ishte i pari që vuri firmën e tij në muralin e paqes olimpike që ndodhet në hyrje të fshatit olimpik në Pekin, duke bërë së pari një apel për të gjithë:

“Do të kërkoja nga liderët politikë të gjithë botës që të impenjohen për ta respektuar këtë paqe”, – ka theksuar Bach.

Presidenti i CIO-s, Tomas Bach, duke vënë firmën në muralin e paqes në fshatin olimpik. Gazeta Si, 3 shkurt 2022

Më pas ai u është drejtuar sportistëve: “Tregoni impenjimin tuaj në këtë mision paqeje të Lojërave Olimpike. Ditët e ardhshme garoni njëri kundër tjetrit, por në të njëjtën kohë jetoni bashkë paqësisht dhe me respekt nën të njëjtën çati, në fshatin olimpik. Në këtë mënyrë do të tregoni si mund të jetë bota, nëse të gjithë respektojmë të njëjtat rregulla dhe nëse respektojmë njëri-tjetrin”.

Ceremonia e hapjes e Olimpiadës dimërore Pekin 2022 do të zhvillohet më 4 shkurt, por disa gara tashmë kanë filluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë