Vende dhe Udhetime

Peizazhet më aliene në Tokë, vende që duken si nga një botë tjetër (fotogaleri)

Nëse jeta përtej Tokës do të ngjasonte sadopak me atë lloj jete që ne njohim, me siguri do të gjente një mënyrë për të populluar edhe ato peizazhe tejet të ashpra që gjenden në planetin tonë. Në galerinë e përzgjedhur të fotove nga National Geographic, na shfaqen peizazhe vërtet aliene, liqene vullkanike, basene aciditike, shpella nëntokësore, të cilat duket se nuk kanë asgjë të bëjnë me biologjinë që ne njohim.

Për të mësuar se si vërtet lind jeta, si zhvillohet dhe lulëzon ajo, se sa shanse ka njerëzimi që të kolonizohet diku tjetër përtej Sistemit tonë Diellor, shkencëtarët kryejnë eksperimente në mjediset më të ashpra të Planetit dhe aty ku mendohet se nuk mbin apo nuk jeton asgjë. Kjo do të thotë të shkosh në vendet më ekstreme, në vendet më të nxehta, më të errëta, më aciditike, më të kripura dhe të shohësh se ç’ndodh aty.
Këto peizazhe të ekploruar dhe fotografuar nga National Geographic janë përdorur prej vitesh nga shkencëtarët për të provuar makinat-rover të destinuara për të ecur në Mars, apo për të testuar beshjet dhe pajisjet e tjera që do të nevojiteshin për një ambient ekstrem jashtëtokësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë