Pasi u kallëzua penalisht nga tre efektivë policie, me pretendimin se i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën, ka ardhur reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë barkderra, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.
Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme të policisë. Ai shton më tej se kontigjentet kriminale bëjnë ça të duan dhe si prek njeri dhe se një shkelje që meriton gjobë bëhet gurgule!
Ndreu mes të tjerash shton se ka qenë në një darkë me zyrtarë nga Kosova dhe se pretendimi që policët janë fyer, është i pavërtetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




