Gazeta Si – Pedri i ka idetë e qarta për atë çfarë i duhet Barcelonës, ndaj dhe ka dhënë këshillën e tij për merkaton. Gjatë një interviste për kanalin Twitch të Ibai Llanos, mesfushori iberik ka shigjetuar edhe shokun e skuadrës, Robert Levandovski.

“Do të kisha marrë Haland në merkaton e dimrit, për mua është lojtari i duhur. Përveç të gjithave, është i ri. Për fat të keq, Levandovski nuk do të luajë deri 60 vjeç”, – ka deklaruar Pedri, mesfushori i katalanasve dhe Spanjës.
Një deklaratë që tregon qartë se Barcelona ka nevojë për yje që të jetë në majat e futbollit europian. Haland, aktualisht te Mançester Siti, është një nga sulmuesit me të kërkuar të momentit, bashkë me Kilian Mbape, në shenjestrën e rivalëve historikë të Barcelonës, Real Madrid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




