Nga Gazeta ‘SI’ – Kreu i sindikatës së Universitetit Sandër Kovaçi ka deklaruar se 30 pedagogë do futen në grevë urie në momentin që do marrin një garanci për jetën e tyre dhe familjarët nga Presidenti i Republikës dhe institucionet ndërkombëtare.
“Në momentin që do të kemi një përgjigje nga Presidenti i Shqipërisë dhe Institucioneve ndërkombëtare do të futemi në grevë urie. Kjo mund të ndodhë pas 3 minutash, 3 orësh apo 3 ditësh” tha Kovaçi.
Pedagogët pritet të futen në grevë urie pasi qeveria nuk u ka dhënë një pergjigjje në lidhje me kërkesat e tyre deri në afatin e vendosur nga ata, që ishte ora 16:00. Prej dy javësh, një pjesë e tyre kanë bojkotuar pjesërisht mësimin si formë proteste për kërkesat e tyre mbi rritje të pagës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.