Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, njoftoi zyrtarisht rezultatin e dalë nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ku morën pjesë; Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
“Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale.
Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë pasur përfaqësim
Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë.
Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413.
Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë votuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha”, njoftoi Gjana.
Pas shpalljes së rezultatit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.
Lista e anëtarësisë: 75.067 anëtarë
Morën pjesë në votimin për kryetarin 41.097 anëtarë
Kandidati Lulzim Basha 32.882 vota
Kandidati Agron Shehaj 6.038 vota
Kandidati Edith Harxhi 983 vota
Kandidati Fatbardh Kadilli 781 vota
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.