Lajme

PD: Pjesëmarrja në votime 15%, PS nis mbushjen e kutive

Partia Demokratike reagoi pas mbylljes së procesit të votimit, duke akuzuar se Partia Socialiste po mbush kutitë e votimit me qëllim të rrisë pjesëmarrjen në votime.
Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, deklaroi se pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%, duke shtuar se mazhoranca ka nisur mbushjen e kutive të votimit.
“Pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%. Po bëhet mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve. Paniku i Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit të numrit të votuesve. As mbushja e kutive fiktive që po ndodh tani, as manipulimi nuk e shpëtojnë Ramën. Shqiptarët e kanë refuzuar”, tha Kaso.
Ai theksoi se nga monitorimi i qendrës së votimit është kjo shifër e deklaruar nga PS-ja. Sipas tij në këtë proces ka pasur shkelje të shumta, në blerjen e votave, votimi disa herë, kërcënimet ndaj zyrtarëve dhe kriminelëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë