Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ishte në seancën e të enjtes. Në rreshtin ku ai qëndron ishin të pranishëm deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu. Por në vend të tij, grupi Bardhi në anën tjetër kishin vendosur një pankartë në gjuhen angleze ku thuhej se PD ka mbetur peng i gjykatave. Alibeaj ndodhej mes dy pankartave ndërsa vetë ai shikonte gjithë gjithë kohës celularin. Ndërkohe përmes një njoftimi zyrtar reagoi Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në PD zyrtare, Edvin Kulluri.
“Komplimenta’ Foltores dhe grupit të Bardhit për miratimin pa debat të të gjitha ligjeve të mazhorancës socialiste në seancë plenare të Kuvendit! Revolucioni vazhdon, Rilindja përparon!”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.