Lajme

PD: Mësuesit pa paga, Rama tallet për rritjen e ekonomike

Partia Demokratike ka reaguar ndaj mosdhënies së pagave të mësuesve për muajin dhjetor, të cilët kanë hyrë në javën e dytë të janarit.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi shprehet se “pagesa e dhjetorit duhet të kishte kaluar në llogaritë bankare të mësuesve më 4 janar, por nuk ka ende asnjë lajm nga “ky front”. “Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit. Mësuesit s’protestojnë dot se u shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve. Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mësuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria të vendosë t’i paguajë”, tha Vokshi.
Për PD-në, Ministria e Arsimit duket që ka halle të tjera të drejtuesve e nuk e ka mendjen të mësuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë