Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, ditën e djeshme, në lidhje me artikullin e publikuar nga “Bild” dhe reagimit të kryetares së PS në Tiranë, Blerina Gjylametit.
Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se “kush sulmon gazetën gjermane “Bild” dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris”.
“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”, ka shkruar Bardhi.
Në një intervistë televizive, Rama tha dje se “Bild” është një tabloid, ndërsa shtoi se i kishte tërhequr vërejtje Gjylametit për qëndrimin e saj, pas publikimit të artikullit. Ai shtoi se gazetari kishte marrë si burime dy njerëz afër opozitës dhe kjo sipas tij nuk mund të jetë fakt ose burim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




