Pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe vendit fqinj, Italisë, Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama.
Në këtë kërkesë, të depozituar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, thuhet se kërkohet transparencë, pasi pala shqiptare nuk ka dhënë ende sqarime, mbi këtë marrëveshje të arritur, ndërsa qeveria shqiptare i ka bërë jehonë këtij pakti.
“Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim”, thuhet ndër të tjera.
Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo.
Sipas asaj çka u tha në konferencën e përbashkët, mes dy krerëve të qeverisë, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



