Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, i ka dërguar një kërkesë ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, në të cilën kërkohet që vendet e BE t’i sigurojnë azil Xhisiela Malokut.
Në letër PD thotë se në këtë rast dhune duket qartë përfshirja e shtetit dhe presioni i madh politik mbi çështjen.
“I nderuar Ambasador, në këtë rast dhune duket qartë përfshirja e shtetit dhe presioni i madh politik mbi çështjen. Shteti nuk funksionoi në dëshminë e saj të parë, as në dëshminë e saj të dytë, por duket sikur lëvizi diçka e vogël vetëm në presionin e madh publik, pasi çështja u bë e njohur mediatikisht. Babai deputet i djalit po tregon që ka shumë pushtet politik që mbron djalin e tij dhe bën presion mbi vajzën”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar ambasadorit të BE në Tiranë.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




