Politike

PD ‘humb’ edhe në listën e mbyllur- Të sigurtët që mbetën jashtë kuvendit

Nga Gazeta ‘Si’- Humbja që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në tre qarqe, Elbasan, Fier dhe Vlorë demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.

Në qarkun e Elbasanit ka mbetur jashtë Aurel Bylykbashi i koalicionit PD-ASHM, pasi vetëm drejtuesi politik i qarkut Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja dhe Blendi Himçi arritën të fitonin.

Në qarkun e Fierit ka mbetur jashtë Eduart Sharka i cili ishte në listën e sigurt të PD-së, pasi Partia Socialiste në këtë qark fitoi me një epërsi të thellë, duke marrë 12 mandate, 3 mandate më shumë se në vitin 2021. PD në këto zgjedhje mori 4 mandate, 2 më pak se në vitin 2021.

Në qarkun e Vlorës nga 4 kandidatë të vendosur në listën e sigurt fituan vetëm tre; Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Vangjel Dule, ndërsa Alfred Hoxha nuk arriti të sigurojë një mandat.

Edhe në këtë qark Partia Socialiste mori 9 mandate, një më shumë se në vitin 2021, përkundrejt PD-së e cila në këto zgjedhje zbriti në 3 mandate nga 4 që kishte në zgjedhjet e kaluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë