Politike

PD e Bashës: Pazaret i bën Berisha me Ramën, ka frikë nga SPAK  

Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina, ka përsjellë të nëjjtën deklaratë si në mëngjes herët për Sali Berishën pasi ky i fundit akuzoi Bashën se ëhstë futur ne pazare me Ramën.

“Sali Berisha dhe ortaku i tij në Aleancën e kullave, Edi Rama, paskan vazhduar avazin e sulmeve ndaj PD dhe kryetarit të saj.

Sali, kullën e ke në SPAK, po hetohet pastrimi i parave në të. Lulzim Basha dhe PD e dërguan në SPAK sepse Lulzim Basha nuk është si ti që ditën sulmon e natën merr leje ndërtimi.

Se sa i zhytur je, ta thanë britanikët dhe amerikanët, ata që të vunë vulën e non gratës. Lëvizjet e tua thjesht tregojnë frikën tënde, atë frikën që ti e di mirë se kush ta shkakton ty dhe ortakut tënd Edi Rama, që bëni sikur ziheni për sy e faqe, por në fund mbroni njëri-tjetrin që të mbani dhe ndani pushtetin dhe pasuritë e vëna përmes pushtetit”, thotë Mirela Karabina


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë